Mjekim falas për pensionistët me pensione të ulta

Pensionistët të cilët kanë pensione më të ulta se ato mesatare, që nga fillimi i vitit të ardhshëm do të mund të mjekohen falas. Për këtë u morën vesh të dielën kryeministri Gruevski, i shoqëruar me ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Punës dhe politikës sociale me Unionin e shoqatave të pensionistëve.

“U bisedua për më shumë masa të cilat Qeveria i ka ndërmarrë gjatë periudhës së fundit  dhe të cilat planifikon t’i ndërmarrë gjatë periudhës së ardhshme, duke u fokusuar në realizimin e projektit për rekreacion klimatik të banjave dhe iniciativat nga ana e pensionistëve  për legjislacionin e ri”, tha pas takimit ministri Ristovski.

Njeriu i parë i Unionit të shoqatave të pensionistëve,  Dragi Argirovski tha se në këtë takim është folur edhe për standardin jetësor të pensionistëve pas shtrenjtimeve të reja të rrymës dhe ngrohjes qendrore.

“Biseduam edhe për rritjen e pensioneve, gjë që do të duhet të ndodh gjatë tre viteve të fundit, dhe si union kërkuam të kemi një ligj të ri për organizim pensional në Maqedoni”, tha ai./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button