SHBA vazhdon emergjencën kombëtare nga “kërcënimi i Venezuelës”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka vazhduar emergjencën kombëtare në vendin e tij, nga shkaku i “kërcënimit të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare” që paraqet Venezuela, raporton Anadolu Agency (AA).

“Rrethanat e përshkruara në Urdhrin Ekzekutiv 13692 dhe urdhrat e ekzekutivit që pasuan në lidhje me Venezuelën akoma nuk janë përmirësuar duke vazhduar të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve”, tha Trump i cituar nga Shtëpia e Bardhë.

Siç shtoi më tej Trump, emergjenca kombëtare e shpallur fiillimisht në vitin 2015, do të zgjatet për një vit në përputhje me Aktin Kombëtar të Emergjencave.

Ky Akt, në vitin 2015 shqiptoi sanksione kundër shtatë zyrtarëve të Qeverisë së Venezuelës për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.

Më parë, presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro u bëri thirrje përkrahësve të vendit që më 9 mars, të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër fuqive anti-imperialiste, në të njëjtën ditë kur edhe opozita paralajmëroi se do të mbajë protesta anti-qeveritare.

Me rastin e gjashtë vjetorit të vdekjes së paraardhësit të tij, Hugo Chavez, Maduro mbrëmë tha se do të mposhtin pakicën e tërbuar e cila plaifikon të destabilizojë Venezuelën.

“Ne do ta bëjmë këtë për Chavezin, në emër të historisë së lavdishme të vendit tonë”, tha Maduro. Ky ishte adresimi i parë i Maduros për publikun që nga e hëna kur u kthye në vend kreu i opozitës Juan Guaido, i cili vizitoi disa vende të Amerikës së Jugut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button