Panairi i teknologjisë në Barcelonë. Telefona, tableta dhe…

Panairi i përvitshëm i teknologjisë në Barcelonë ka sjellë risitë më të fundit entuziasmuese për telefona, tablete e ora, e qëllimi mbetet gjithmonë përmirësimi i cilësisë për përdoruesit, transmeton Top Channel. 

Aty gjen nga të gjitha, duke nisur që prej telefonëve të zgjuar që palosen, tek kamerat super të sofistikuara në pajisjet që synojnë edhe jetëgjatësinë e baterisë.

A do ta kishit menduar një celular, bateria e të cilit mban një javë? Energizer’s Power Max P18K Pop ka krijuar pikërisht një të tillë. E kanë cilësuar ndryshe si “tulla” për shkak të pamjes së tij, por ia vlen kur mendon se sa shumë zgjat pa kërkuar karikim.

Pjesa më e madhe e telefonave kanë avancuar me shpejtësinë e internetit duke i bërë pajisjet e tyre të përshtatshme për 5G. Me telefonin e palosshëm ndërkohë, mund të përdoren 3 aplikacione njëkohësisht. Samsung dhe Huawei për momentin janë në krye të listës për prodhimin e këtyre modeleve.

Ka dhe një telefon në kyçin e dorës dhe atë e mundëson Nubia Alpha, për 449 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button