Gostivarlitë në shok:policë më pistoleta kanë gjuajtur njëri-tjetrin

Të hënën e kaluar dy policë kanë gjuajtur me armë drejtë kolegëve të tyre pasi që ishin kapur në flagrancë duke vjedhur dru në hyrje të fshatit Çegran.

TV Telma bën me  dije se banorët e Çegranit kanë paraqitur në polici rastin e vjedhjes së drunjve dhe një ekip me policë kanë shkuar në vendngjarje. Me të arritur atje policët janë habitur kur kanë parë se  është pikërisht kolegu i tyre që ka vjedhur dru. I kanë thënë të ndalojë por ai nuk ka dëgjuar, ka nxjerrë pistoletën dhe ka gjuajtur në drejtim të kolegëve të tij.

Ekipi i MPB ka parë një traktor të mbushur me drunjë, 10 metra larg vendit të ngjarjes të cilin e ka vozitur një kolegë i tyre. Po ashtu dhe ky nuk është ndalur dhe ka gjuajtur në drejtim të kolegëve të tij.

Nga MPB bëjnë me dije se janë identifikuar policët dhe punohet në zbardhjen e rastit ndërsa banorët thonë se janë tmerruar nga gjestet e tilla të personave zyrtar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button