VMRO nuk ndryshon qëndrimin për ‘branitellat’, bisedimet vazhdojnë

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski pas mbledhjes së komitetit qendror ka bërë të ditur se do të vazhdojë politikën parimore qeveritare.

Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër zyrtar theksohet se në këtë mbledhje të nivelit të lartë është biseduar për zhvillimet aktuale dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar me partinë shqiptare BDI. 

Komiteti qendror është informuar edhe lidhur me situatën e krijuar dhe raportet me BDI pas homazheve në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan dhe pas propozimit për përkujdesje institucionale për ish-pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë, që përjashton zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. 

Komiteti ka vendosur që të vazhdojnë bisedimet me BDI-në e Ali Ahmeti për të tejkaluar mosmarrëveshjet e fundit dhe ecurinë e mëtejme të koalicionit qeverisës. 

Dy partitë pas mosmarrëveshje të fundit nuk kanë përjashtuar shpërbërjen e koalicionit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme

Lajme të ngjashme

Back to top button