Autoritetet ruse e arrestuan kryepeshkopin e Kishës Ortodokse së Ukrainës

Autoritetet de facto në Krimenë e pushtuar nga Rusia kanë arrestuar kryepeshkopin e Kishës Ortodokse të Ukrainës, Klyment.

Atë e arrestuan në në stacionin qendror të autobusëve në Simferopol,pasi ishte nisur për në një stacion të policisë, njofton Klan Kosova.

Kryepeshkopi Klyment, i cili është kreu i misionit ortodoks për të ndihmuar viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe personave të privuar nga liria e tyre, ishte tashmë në autobus kur u arrestua.

Ai po shkonte në seancat gjyqësore për rastin e të burgosurit politik ukrainas, Pavlo Hryb, Rusi.

Arrestimi i tij erdhi disa javë pasi Kisha Ortodokse e Ukrainës u pavarësua zyrtarisht nga Kisha Ortodokse e Rusisë pas më shumë se 330 vjetëve të qëndrimit nën kontrollin e saj.

Rusia i ka kundërshtuar për një kohë të gjatë përpjekjet e Ukrainës për pavarësi të kishës. Tensionet ishin rritur edhe më shumë pas pushtimit të Krimeas nga Rusia në mars të vitit 2014 dhe përkrahjes që ky shtet ia kishte dhënë separatistëve në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button