Nigeri, pas shpërthimit të tubacionit të naftës 50 të zhdukur

Një zyrtar lokal nigerian tha se më shumë se 50 persona janë zhdukur si pasojë e rrjedhjes së naftës nga tubacioni që shkaktoi shpërthim pas së cilës ndodhi një rrëmujë në lindje të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nengi James-Eriworio, zëdhënës i Këshillit të Prijësit Nembe tha se shpërthimin të premten e shkaktoi rrjedhja e madhe e naftës në mbretërinë tradicionale Nemba në shtetin Bayels.

Tubacioni kryesor në Nembe mbahej nga Grupi Aiteo me seli në portin Harcourt dhe përmes saj naftën e papërpunuar e dërgon në Terminalin e Eksportit Bonny. Tubacioni është në pronësi të përbashkët të Agip, Oanda dhe Shell.

Delta e Nigerisë është shumë e ndotur. Kompanitë e naftës nigeriane zakonisht pretendojnë se shumica e derdhjeve të naftës janë shkaktuar nga sabotimi, vjedhja dhe përpunimi ilegal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button