Prania e DEASH-it në Siri ka mbetur vetëm në zonën e regjimit

Organizata terroriste DEASH pasi u dëbua nga pjesa lindore e Eufratit nga organizata YPG/PKK e mbështetur nga SHBA, vazhdon praninë e saj vetëm në Homs të Sirisë në rajonin i cili ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al-Assadit, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se është në vazhdim procesi i dorëzimit dhe evakuimit të familjeve të anëtarëve të DEASH-it pasi YPG/PKK dhe SHBA-ja arritën më 15 shkurt një marrëveshje me grupin e fundit të DEASH-it të bllokuar në rajonin Bagoz të qytetit Dejrizor në kufirin Siri-Irak.

Pavarësisht se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dje njoftoi se kanë marrë “100 për qind” të territoreve të kontrolluara nga DEASH-i, theksohet se kjo organizatë vazhdon praninë e saj në Siri vetëm në zonën e shkretëtirës nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Assadit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale mësohet se pjesëtarët e DEASH-it ndodhen në mënyrë të shpërndarë në rajonin brenda qytetit Homs.

Rajoni i cili përfshin fshatrat si Fajdah, Bir Shentari, Duhul, Sarajim, përfshin gjithashtu edhe një pjese të tubacionit të naftës dhe gazit jo funksional, i cili shkon nga fusha e naftës Cibse në rajonin Palmira (Tedmur) dhe del në Latakia.

Në rajon parashikohet se ndodhen rreth 1.500 terroristë të cilët janë evakuuar më parë nga YPG/PKK-ja dhe regjimi i Asadit nga rajonet Rakka dhe Dejrizor.

Shumica e vendbanimeve në zonën e shkretëtirës përbëhen nga pika strehimi të përkohshme të fshatrave dhe strehimoreve të shkretëtirës. Për këtë arsye është e vështirë që të zhvillosh luftë me organizatën në shkretëtirë.

Organizata e cila ka përfituar nga përvoja e saj në rajonin e shkretëtirës në perëndim të rajonit Enbar në Irak, në këtë zonë ajo ka më shumë prani të luftëtarëve se sa të civilëve.

DEASH-i herë herë kryen sulme në autostradën M20 e cila kalon në zonën Sukne mes Homsit dhe Dejrizorit.

Pavarësisht kësaj forcat e regjimit në përgjithësi zgjedhin të mos i kundërpërgjigjen. Regjimi i cili ndërmerr operacione të pjesshme, ende nuk ka nisur ndonjë operacion të vendosur kundër pranisë së organizatës.

– Regjimi ka përdorur DEASH-in kundër opozitarëve

Regjimi i Asadit dhe DEASH-i shumë herë kanë bërë bashkëpunim taktik kundër opozitarëve për të fituar territore.

Në fillim të vitit 2016 DEASH-i ka sulmuar njëkohshëm me organizatën terroriste YPG/PKK në vijën Azez-Jarabulus, Rusia aleati i regjimit ka siguruar mbështetje ajrore për YPG/PKK-në dhe në këtë mënyrë i është hapur rruga përpara DEASH-it.

Në të nëjtën mënyrë regjimi në tetor 2017 duke u hapur rrugë terroristëve të DEASH-it nga rajoni Hunajfis në lindje të Homsit, siguroi kalimin e tyre në rajonet nën kontrollin e opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në Idlib. DEASH-i dhe regjimi që veprojnë në mënyrë të koordinuar përparuan në një hapësirë të gjerë falë sulmeve të udhëhequra nga Rusia për 3 muaj kundër opozitarëve dhe grupeve të armatosura kundër regjimit.

– Situata e dominimit

Territoret nën okupimin e DEASH-it i cili ka humbur rajonin e tij të fundit në lindje të lumit Eufrat, kanë rënë në rreth 2 për qind të territoreve në Siri.

Ndërsa organizata terroriste YPG/PKK ka nën pushtim 28 për qind të territorit të Sirisë.

Ndërkohë forcat e regjimit vazhdojnë të dominojnë në rreth 60 për qind të vendit dhe territoret e kontrolluara nga opozitarët dhe grupet e armatosura kundër regjimit korrespondojnë me rreth 10 për qind të territorit të vendit.

SHBA-ja ka 18 baza dhe rreth 2.000 personel punonjës në zonën e okupuar të Sirisë nga aleati i saj YPG/PKK-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button