Dojran, shkelet me bager një 22 vjeçar

Një djalosh 22 vjeçar ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm dje në mëngjes. 
Sipas të dhënave të policisë, V.P nga Gjevgjelia  ka qenë duke punuar me bager në rrugë, derisa K.K nga Dojrani i vjetër me motorin e tij duke tentuar ta parakalojë bagerin ka humbur kontrollin dhe ka rënë pas bagerit. Në atë moment V.P ka qenë duke vozitur bagerin nga pas dhe duke mos e parë e ka shkelur të riun.

K.K menjëherë është dërguar në spital ndërsa doktori kishte konstatuar vdekjen.
Policia dhe organet e tjera kompetente kanë kryer ekspertizën në vend. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button