Në Ukrainë një komedian kandidon për president
Në Ukrainë më 31 mars do të mbahen zgjedhjet presidenciale.
Kandidatë për president është edhe komediani Volodymyr Zelenskiy, i cili edhe pse nuk ka përvojë në politikë, sipas disa sondazheve të opinionit publik pritet të marr shumë vota.
“Kjo është një fytyrë e re. Nuk kam qenë asnjëherë pjesë e politikës, vij nga punë të pastra, televizioni dhe kinemaja. Mendoj se njerëzit më njohin shumë mirë dhe mund të identifikohen me mua”, ka thënë Zelenskiy.