Regjimi i Asadit ka kryer sulme të reja në Idlib

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë kryer sulme të reja artilerike në lagjet e Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit dhe grupet e tyre besnike pro-iraniane militante kanë kryer sulme mbi qytetet Khan Shaykhun dhe Saraqib në provincën Idlib dhe qytetet Al-Lataminah dhe Kafr Zeit në krahinën Hama, të cilat së bashku e përbëjnë zonën deeskalimit në verilindje të Sirisë.

Shefi i Mbrojtjes Civile “Beretat e Bardha” Mustafa Haj Yusuf për AA tha se forcat e regjimit të Asadit vazhdojnë të kryejnë sulme të ashpra në rajon.

“Në sulmet me raketa të regjimit, dy persona u vranë ndërsa disa civilë u plagosën”, tha Haj Yusuf.

Idlibi është enklava më e madhe nën kontrollin e opozitës në Siri. Me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë në Soçi, në shtator të vitit të kaluar është arritur marrëveshje për armëpushim në Idlib dhe krijimi i një zone të deeskalimit për civilët.

Sipas marrëveshjes, forcat opozitare në tetor tërhoqën armët e rënda nga rajoni ndërsa forcat besnike të regjimit të Assadit kryen një seri sulmesh artilerike dhe ajrore në rajon.

Rrjeti për të Drejtat e Njeriut në Siri (SNHR) në raportin e fundit bëri të ditur se në sulmet e regjimit nga fillimi i vitit në Idlib janë vrarë të paktën 94 civilë dhe janë plagosur 290 të tjerë.

Sulmet e intensifikuara të regjimit kanë shkaktuar një valë të re refugjatësh nga Khan Shaykhuna dhe Maret al-Numan. Që nga fillimi i shkurtit, nga këto dy qytete janë larguar 6.900 familje që kanë kërkuar strehim në kampet pranë kufirit turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button