Ligji për ndjekjen e komunikimeve kalon fazën e parë në Kuvend

Mbrëmë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e rishikoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, dhe vendosi se është në rregull dhe se mund të vazhdohet me leximin e tij të mëtutjeshëm.

“Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve do të bëhet përputhja e dispozitave të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve me Ligjin e ri për procedure penale. Paralelisht do të veprohet sipas vërejtjeve të KE të konstatuara në Raportin e progresit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010 sa i përket rolit të ministrit të Punëve të brendshme në procedurë për ndjekjen e komunikimeve dhe do të tejkalohen disa problem të caktuara gjatë zbatimit praktik të këtij Ligji”, shpjegoi ministrja e Punëve të brendshme, Gordana Jankulloska.

Në këtë ligj do të intervenohet në pjesën e cila ka të bëjë me dispozitat ndëshkuese, përcaktohen sanksione më të rrepta apo rritje e gjobës e cila është  e paraparë për personat fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shitje, bëjnë shitje, eksport, import, ri-eksport apo mbajnë mjete për komunikim pa  lejen e MPB-së, shtoi Jankulloska.

Kujtojmë se me këtë propozim ligj shtohen mjetet e komunikimit të cilat do të ndiqen, duke përfshirë këtu edhe komunikimin përmes mjeteve teknologjike si Facebook, Skype, e Mail. Përveç asaj, do të shtohen organet të cilat do të ndjekin komunikimet, ndërsa do të shtohet edhe afati i përcjelljes me urdhër gojor, nga 24 në 72 orë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button