(VIDEO) Qëllojnë me kallashnikov flamurin grek, ngrenë flamurin shqiptar

Mediat elektronike greke, kanë publikuar një video në të cilën shfaqet një “skuadrilje” e maskuar duke qëlluar mbi flamurin grek me kallashnikovë deri në zhbërje të tij e më pas ngrenë flamurin shqiptar.

Më konkretisht, citon alb-observer.com, sajti i njohur personal i njërit prej gazetarëve më të njohur në Greqi, Nikos Haxhinikolau, enikos.gr, ka publikuar i pari këtë lajm, duke ngjallur panik. Madje në artikull theksohet se incidenti me “skuadriljen” e “Motorristat Fierak Albanian Stunt”, që qëllojnë mbi flamurin grek,  ka ndodhur në një pllajë të malit Helmu në Kalavrita në Peloponez.

Ndërkohë fillimisht, sajti enikos.gr i referohet të vetmit burim “zyrtar” datës së publikimit të videos që shënon 21/08/2012 dhe titullohet: “Don’t mess with Albanians, Helmos Kalavryta”.

Në video, të cilën alb-observer.com jua paraqet e para ndër mediat shqiptare, dallohen 4-5 persona të cilët ofendojnë në gjuhën shqipe Greqinë dhe në vijim qëllojnë gjithë urrejtje ndaj flamurit grek./alb-observer.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button