LSDM kërkon shkarkimin e Komisionit Rregullator

LSDM sot dorëzoi në Qeveri iniciativën për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE). Nëse në dy ditët e ardhshme nuk shkarkohen, LSDM paralajmëron interpelancë për punën e kryetarit, Dimitar Petrov.

Marjanço Nikollov, deputet i LSDM-së, deklaroi se KRE punon në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe se vendimet për shtrenjtimin e rrymës, ngrohjes dhe karburanteve i sjell në mënyrë të dyshimtë dhe jo transparente, me metodologji të paqartë, në mes të pushimeve verore, larg nga sytë e opinionit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button