Haradinaj: Nuk dorëhiqem; Presionet janë shtuar për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës po përballet me presione të shumta, si të brendshme ashtu edhe ndërkombëtare për shkak të taksës 100% të vendosur produkteve serbe, transmeton Top Channel.
Nuk është bërë nga askush kërkese për dorëheqje, citohet të ketë thënë Isufi; por ditën që do të grumbullojnë 61 votat, mund ta kërkojnë mocionin e mosbesimit për Qeverinë dhe normalisht që kur i kanë votat, nuk na pyesin neve, kalojnë në veprim, ka shtuar ai.
Sipas numrit dy të AAK-së, koalicioni qeverisës është duke funksionuar mirë, dhe përplasjet e deklaratave te partnereve, ai i konsideron normale në një qeveri që drejtohet nga disa parti te ndryshme. Ne fakt, zyrtarisht nuk pranohet se koalicioni është i paqëndrueshëm, por është bërë tashme se brenda tij ka dy qëndrime lidhet me taksën e shumëdiskutuar, duke bërë që të shtohen zërat mbi mundësinë e krijimit të një qeverie me baze të gjerë, ku të përfshihej dhe partia me e madhe e opozitës, LDK.