Indi, 150 të vdekur nga helmimi me alkool

Si pasojë e helmimit me alkool në verilindje të Indisë, jetën e kanë humbur të paktën 150 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oficerët e policisë së shtetit federal indian Assam njoftuan se numri i vdekjeve nga helmimi me pije të kontrabanduara alkoolike edhe më tej po rritet dhe se deri më tani jetën e kanë humbur 150 persona.

Ministri i Shëndetësisë, Himanta Biswa Sharma tha se 200 të tjerë janë shtruar në spital në mesin e të cilëve dhjetra janë në rrezik jete.

Oficerja e policisë, Julie Sonowal tha se shumica e viktimave janë fermerë që punojnë në plantacionet e çajit.

Janë arrestuar të paktën 10 persona të cilët dyshohen për prodhim dhe kontrabandim të pijeve alkoolike.

Në fillim të këtij muaji një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtetet Uttar Pradesh dhe Uttarakhand ku nga alkooli i prodhuar ilegalisht u helmuan 99 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button