Regjistrimet, USHT dhe UEJL në ‘luftë’

Në të gjitha universitetet publike dhe private në vend, vazhdon paraqitja e parë e studentëve në afatin e parë regjistrues. Fluks i madh studentësh ka vërshuar dyert e Universitetit Shtetëror të Tetovës, thotë zëdhënësi i universitetet Selam Sulejmani.

“Vetëm në dy ditët e para kanë aplikuar rreth 3 mijë kandidatë. Drejtimet për të cilat më së shumti kanë aplikuar janë ekonomiku, juridiku, filozofiku, por nuk mungon interesimi as në fakultetet tjera. Interesimi për fakultetet e disperzuara mbetet në nivel, në Shkup si zakonisht numri i aplikuesve është më i madh se në qendrat tjera. Rezultatet preliminare do të dalin me 27 gusht, aplikimi vazhdon deri më 24 gusht. Pas shpalljes së rezultateve do të vendosim për afatin e dytë regjistrues, për vendet e lira eventuale” tha Sulejmani.

Numër i kënaqshëm i aplikuesve është vërejtur edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, njoftoi Demush Bajrami, përgjegjës për marrëdhënie me opinion. 

“Kjo është dita e dytë e regjistrimit, vetëm në ditën e parë, aq sa janë grumbulluar të dhënat, në UEJL, janë paraqitur 400 kandidatë, që janë potencial për studentë të ardhshëm të universitetit tonë. Ky fluks i të interesuarve për tu regjistruar tek ne ka vazhduar edhe ditën e sotme dhe besojmë se kështu do të jetë deri në ditën e fundit, kur edhe përmbyllet afati i regjistrimit, gjegjësisht me 24 gusht. Meqë posedojmë sistem elektronik, rezultatet preliminare të reagimit të studentëve do të shpallen menjëherë nesër” tha Bajrami.

Por një  listë e publikuar nga “Ranking Ëeb of Ëorld Universities”, e cila ka analizuar gjitha Universitetet botërore flet për faktin se Universitetet shqiptare, janë ranguar ndër më të dobëtat në botë. 

Megjithkëtë, Univerziteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, rangohet si Universiteti më i miri shqiptarë në Maqedoni, ndërsa në nivel botëror zen vendin (5305), derisa Universiteti Shtetëror i Tetovës, është radhitur diku 4000 mijë vende më poshtë se UEJL-ja, respektivisht në vendin 9994.

Lider ndër Universitetet shqiptare mbetet Universiteti i Prishtinës, i renditur në rang botëror i 3387, kurse Universiteti i Tiranës ka zënë vendin 8735.

Lajme të ngjashme

Back to top button