Limaj: Jo lëmoshë prej 300 euro, por mundësi punësimi

Nisma për Kosovën ka intelektualë, ekspertë e luftëtarë të penës e pushkës, që dinë ta ndërtojnë një shtet të së drejtës dhe dinë ta ndërtojnë Kosovën dhe për këtë qytetarët duhet që me 8 qershor duhet të japin një vulë të rëndësishme për Nismën.

Kështu u tha në tubimin e Nismës në komunën e Malishevës nga themeluesit e saj, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se Nisma është themeluar edhe zyrtarizuar në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, po mbështetet nga ata të cilëve u ka humbur perspektiva por tha se Nisma është shpresa për Kosovën.

Ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë prej 300 euro siç u është premtuar, por nevoja më e madhe e qytetarëve është mundësia për të punuar. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button