Nesër protesta tek parku i Çairit

Të pakënaqur nga avazi i rritjes së çmimeve të produkteve elementare të jetesës, qytetarët edhe një herë vrullin e tyre do ta shprehin nëpërmjet protestës.

Nesër më fillim në orën 18.00, pritet të mbahet edhe një protestë për ti thënë stop shtrenjtimeve të fundit. Protesta do të mbahet tek parku i Çairit në Shkup, ndërsa e organizon shoqata e elektricistëve shqiptar, me në krye Hisni Saliun.

“Me 24 gusht, me fillim në orën gjashtë pas ditë të mblidhemi të gjithë shqiptarët te parku i Çairit, ku do të marrin pjesë përfaqësues të organizatës tonë dhe popullata që është njoftuar me protestën. I kemi njoftuar të gjitha organet e rendit për mbajtjen e protestës, i kemi njoftuar edhe mediumet gjithashtu apel kemi bërë edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook. Shkaku i protestës janë vështirësitë që na presin me rritjen e çmimeve” tha Saliu.
Saliu, tha se protestat do të vazhdojnë dhe ditët në vijim.

“Pas protestës që do ta organizojmë të premten në Çair, planifikojmë të vazhdojmë me protesta nëpër gjitha hapësirat shqiptare, destinacioni i radhës do të jetë Saraji, për të vazhduar edhe më tutje” u shpreh Saliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button