Drogba dhuron një milion euro për familjet e viktimave në Soma

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë që luan për Galatasarayn, Didier Drogba, ka dhuruar një milion euro për familjet e minatorëve që humbën jetën në Soma të Turqisë.

Lojtarët e klubit nga Stambolli mbajtën helmeta para ndeshjes kundër Erciyessporit, për të treguar mbështetjen për familjet e viktimave, transmeton Telegrafi.

Ndërsa tani, Drogba ka bërë një hap më tej në rolin e tij edhe si ambasador i OKB-së.

“Unë jam një ambasador i vullnetit të mirë i OKB-së dhe do të bëj gjithçka mundem që t’i ndihmoj njerëzit në Soma”.

“Mirëpo, nuk dua që askush ta shfrytëzojë emrin tim. Unë nuk jam dikush që dua ta reklamoj veten në çështje të këtilla. Nuk kam nevojë për këtë lloj vet-promovimi”, u ka thënë 36-vjeçari gazetarëve.

Numri i të vdekurve si rezultat i shpërthimit të minierës në Turqi ka arritur në 301 persona, ndërsa nga tragjedia e 13 majit kanë shpëtuar 485 minatorë të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button