Zyrtari i sigurisë: Bazat e jashtme nuk janë të mirëseardhura në Irak

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Irakut, Falih al-Fayyadh, ka deklaruar se Iraku kundërshton praninë e bazave të huaja ushtarake në territorin e saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk mund të pranojmë asnjë bazë ushtarake të huaj ose forca të huaja tokësore në irak”, tha al-Fayyadh.

Megjithatë, ai shtoi se mund të bëhen përjashtime për këshilltarët dhe instruktorët që punojnë në kuadrin e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit terrorist DEASH.

“Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të erdhi me kërkesën e Bagdadit”, tha al-Fayyadh.

Koalicioni, shtoi ai, “siguron forcat tona me logjistikë dhe trajnim brenda kontekstit të luftës së vazhdueshme kundër DEASH-it”.

Në një konferencë për media të mbajtur ditë më parë në Bagdad, kryeministri irakian, Adil al-Mahdi, tha se nuk kishte baza ushtarake të huaja që vepronin në Irak përveç atyre që ishin të lidhur me koalicionin e udhëhequr nga SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button