…dhe GODO-ja ERDHI!!! (I)

…ne të gjithë, në një mënyrë apo tjetrën jemi të lindur të ‘sëmurë’, por më në fund, vetëm disa prej nesh, mbeten të tillë…! ( Samuel Becket )

“Pritja e Godo-së”, një dramë e jashtëzakonshme dhe e jashtëkohshme e absurdit, e të famshmit Samuel Becket-it, që nga koha kur u shkrua dhe deri më sot, ngel një mesazh mjaft sfidues për shoqëritë dhe civilizimet në ‘pritje të vazhdueshme’, anë e kënd botës. Fuqia e mesazhit që kjo tragji-komedi e përhershme vazhdon të ketë, rikthehet pas në kohë, madje edhe në periudha më të largëta të civilizimit njerëzor, duke e gjetur veten në një formë po aq interesante dhe sfiduese sa edhe sot! Elementi unik i saj është ‘ pritja dhe durimi”, që si vlera morale njerëzore, hasen në shoqëritë skajshmërisht të zhytura në dekadencë dhe korrupsion multidimensional të shpirtërores dhe materiales.

Gjendje kjo që tangon ashpër jetën e komuniteteve dhe individëve në përgjithësi, në kontekst të rrethanave shoqërore, politike, kulturore në të cilët individi si shtyllë e shoqërisë, mundohet të mbijetojë, normalisht gjithnjë, duke pritur Godo-në! Çka është ajo që njerëzit e një shoqërie apo të një grupi, ‘presin’, ka qenë gjithnjë pyetja që është parashtruar nga filozofë e letrarë, nga inteligjenca e shoqërive të ndryshme në kohëra të ndryshme të ndërtimit apo shkatërrimit të tyre. ‘Pritja e Godo-së, është intro e ‘fillimit të mbarimit të ngatërrimit të lëmshit të dreqit, makth gjithpërfshirës i pjesës dërmuese të komunitetit tonë, krijuar nga të tjerët dhe ligësia e tyre jashtë kontrollit, që tanimë nje kohë të gjatë po kultivojnë. Një libido e stërngatërruar, që në horizontin e shpresës, nuk po i shihet ndonjë shtjellim eventual i një zgjidhje eventuale e problemeve të mëdha, që njerëzit dhe inteligjenca, në pritje të pashpresë, ëndërrojnë!

Ajo që shpalos aktet e mëdha të dramës makabre të pritjes, është pritja e ashtuquajtur e Godo-së, ‘hero ky’ që tanimë ka kohë që ka ardhur! Secili nga ne, është një ‘pritës i veçantë’ në vete, i Godo-së, fenomen ky që të gjithëve na karakterizon si pritës i tij i denjë dhe unik, si asnjë komunitet tjetër. Pasojat me të cilat njeriu ballafaqohet gjatë kësaj pritje makabre, që daton shumë larg në kohë, madje që atëherë kur në Purgatorin e Dantes së madh, keqbërësit prisnin që Krishti apo ëngjujt, të vijnë për t’ua ‘falur mëkatet’ dhe për t’i shpëtuar nga ferri! Si duket, dhe për çudi, në kohërat tona, njerëzit nuk presin më diçka të ngjashme, madje në asnjërën nga religjionet që praktikohen, së paku në këtë kënd të botës, që mbisundohet nga koncepti i ‘egos së përkryer’, këtij kodi të padeshifrueshëm që imponon etjen e pangopshmërisë për të rrëmbyer gjthçka.

Për çudi, njerëzit thjeshtë, duket sikur një kohë të gjatë nuk e kanë pritur, apo thjeshtë kanë harruar ta presin Godo-në e tyre! Aq më tepër, nëse pritja në kontekstin fetar, është durim, për çudi, ndër njerëzit e llojit tonë, ajo si e tillë nuk perceptohet, thjesht, sepse ‘inteligjenca e pakët’ nuk beson më në këtë ‘demagogji të flashkët religjioze’. Përse kjo na duket të ketë të ngjarë në shoqërinë në të cilën po jetojmë për dekada? Mos është diagnoza jonë kolektive e rezonimit, e një natyre aq komplekse, saqë logjika e njeriut më inteligjent që natyra dijti ta krijonte, nuk do mundej t’ia shpaloste kuptimin? Apo thjeshtë, ajo paraqet një ‘kod’ aq kompleks, që nuk mund t’i afrohet, madje as ai i ‘Graalit të shenjtë’ (The Saint Graal), të Templarëve, në Kodin e Da Vinçit të Den Brown-it, që u kërkua madje edhe në Kishën e p…dh..s së dreqit në Paris! Ndërmarrje e vështirë kjo për ne shqiptarët, për të zgjidhur enigmën hiperkomplekse, të koncepteve të politkbërjes, tonë altruiste dhe patriotike sa më s’ka, të ndërtuar sipas ‘rregullave dhe ligjeve’, që për dekada tanimë funkisonojnë në interes të klasave dhe klaneve nga më të persosura! Sistem sundues ky, që reflekton qartësisht një ‘Limbo kolektive’, që kontrollohet nga kaosi i egos së padeshifrueshme të etjes dhe pangopshmërisë miliongjyrëshe, që mbisundon mesin tone të gjorë të demokracisë të instaluar sipas moedelit ‘a la europiançe!’

Fakeqësisht kjo është diagnoza që sadopak mund ta përshkruajë limbon e pashpresës, që na gjen të pozicionuar buzë greminës, në të cilën që moti, në pashpresë dhe të zhveshur nga dinjiteti, në emër të drejtsisë, etikës, patriotizmit dhe ‘vlerave të arritura’, kobshëm po përpëlitemi! Apo edhe me keq, pushtetin ku në kaos po sunon ‘satani dhe djalli i mirësisë miliongjyrëshe të kamulfular ’, që manipulon mendjen dhe logjikën tonë të sëmurë, tanimë për një kohë të gjatë. Rezhim ky egoist dhe amorf e i flashkët sa më s’ka, që funksionon vetëm në bazë të parimit ‘unë, ti dhe ne që jemi tanët’, koncept ‘par excellence’ i përuljes dhe sundimit në heshtje mortore, të viktimave të gjunjëzuara për dekada.

Një gjendje e këtillë e logjikës, mbisunduese e intelektit të qenieve njerëzore, në ditët tona, si për çudi, ‘në emër të së mirës dhe të drejtave kolektive, shpërblehemi me privilegje dhe akumulim pasurie dhe fame për gjenerata të tëra, që në fakt, paraqet një konstelacion perfekt funksional i lojtarëve- autoritete këto të paprekshëm nga dënimi i Ferrit të Dantes. ’ Konstelacion i padukshëm, virtual dhe magjik i figurave që veprojnë nëntokë, që kontrollojnë këtë limbo të qytetarit të shtypur, që rrugëton lëndueshëm, në labirinthet e erta të jetës, ku fjalën kryesore e ka ‘heshtja dhe shikimet që kryqëzohen në urrjetje dhe gjamë të paskajshme’ të adresuara kundrejt njëri-tjetrit dhe klasave që ‘individët e shikimeve makabre’, përfaqësojnë. Shikimet e heshtjes vrasëse! Shoqëri e definuar sipas klaneve të interesave milionngjyrëshe, që kontribuojnë për kolektivitete, shtresa dhe grupacione interesash, që funksionojnë vetëm sipas limitit dhe koordinatave të motiveve nga më të dobëtat dhe më të ultat, të shoqëruara në mënyrë konstante nga ‘zjarri për të kontirbuar për popull dhe gjuhë’, që sa vijnë e shkojnë ditët, popullit të cilit po i servohen, po përvjellet duke rënë në trans për transparencën, drejtësinë dhe etikën që promovojnë, po bje në trans në të cilin mbisundojnë parimet e Limbos së Godo-së te arritur në mesin tonë. Populli thot: Babai kryepeshkop, apo mollë, ti bëhesh prift i.e. hoxhë! Dhe më pas; punësimi i parë; ministra më të ri në botë, administrator injorantë që nëpër zyra luajnë cic-micin do kishte thënë Fishta i madh, profesorë universitarë, më të rinjë madje se vetë Einsteini i famshëm, pa një ditë përvojë pune, as në shkollë fillore, “por tw pjekur që ligjërojnë në stadet më të larta të shkencës”, drejtorë të kalibrave të ndryshëm, pa njohuri elementare, e pa bon-ton komunikimi, e të mos flasim për profesionalizëm, e shumë e shumë çudira të tjera e skandale, që truni normal nuk i percpton dot, madje edhe deri propozime per president shteti, lartësi të pushtetit këto, që synohen në pacipësi, gjithnjë të “mbrojtura nga oktopodi dhe elasticiteti i tij i pashoq-gjitnjë anonym për komente publike!” Një makth shpirtëror që të zë frymën, të bën të urrjsh veten, të cvilit sa më ska, vlera këto, virtualteti dhe gjama e të cilave, në rrethanat tona funksionon në formë të përsosur, si askund tjetër në Europën vlrat e së cilës synojmë ta përqafojmë!

Një filozof, psikolog, sociolog, apo thjeshtë një intelektual që nuhat thellë ironinë e fatit të kurdisur nga kategoritë e sipërpërpmendura për votuesit e tyre, këtë amulli komplekse ku mbisundon interesi dhe etja për të grabitur, duke mashtruar dhe shkelur madje, mbi kufoma, do ta definonin si Purgator i Dantes, por jo ai ku viktimat prisnin për shpëtim për mëkatet e bëra, por si Parajsë, ku jeta bëhet në kurriz dhe dëshprim të të ndershmëve dhe të heshturve, ku verë për t’u dehur është makthi i këtyre të fundit, që jetën e çon drejtë fatalitetit të femijëve dhe më të dashuve të tyre. Një parajsë kjo, ku ‘nëntë shtresat’ e shoqërisë së atëhershme italiane të Dantes, (më të korruptuarit), çuditërisht në përditshmërinë tonë të perceptimit të shoqërisië dhe komunikimit të bëmave dhe famës famës fatale, të përfaqësuesve tanë, qoftë ajo informale apo formale, në provincën e politkbërjes tonë, na janë zëvendësuar me ‘epitetet më të shkëlquera të mirëbërjes dhe altruzimit, për popullin e tyre, tufën e dhenve të tyre! Vlera tona këto, të inzhinjeruara, nga egoja e etjes, për të qenë sa më ‘altruist ndaj tjetrit’, për të arritur në piedestalin e famës që synohet, ligje të drejtësissë që mbsundojnë libido e kësaj province të nëmur për shekuj me radhë.

Normalisht, këtu duhet eliminuar ambiguitetin multidimensional, që nënkupton altruizmi si vlerë njerëzore, ngase ky term në rrethant tona nuk mund të perceptohet ndryshe përveç sipas koncepteve dhe muhabeteve informale të kafeneve lokale të shoqërsisë, ku ne sillemi, dhe të cilat prodhuan mendjet e mëdha të figurave që na përfaqësojnë tanimë me dekada. Koncepti i dramës në fjalë, ngel i njëjtë, dhe funksionon sipas konceptit:“ unë për ty, ti për mu, ne jemi tonët, dhe vetëm ne! Një rofmulë perfekte që funksionon në një shoqëri kaq mirë të organizuar vlerash! Dhe për çudi, këtu nuk ka nevoj të mendojmë për Parajsën, ngase ajo erdhi thjeshtë në tokën apo vendin ku ne jetojmë, tanimë me dekada, duke vëndosur pushtetin absolut të limbos tonë, burgosje kjo e vlerave themelore morale të njeriut, e burgosur në burgun e rrethuar me shufra të forta çeliku, të cilave nuk u bën ball as vullneti e as fuqia më e madhe jashtëtokësore, që perëndia-njeri, ndonjëherë pati krijuar.

Sa shoqëri “Sui generis jemi”, do thosha! Nuk e kemi shokun gjëkund! E tillë, thjeshtë sepse në të, në radhë të parë mbisundon pasuguria frika për të ardhmen, mllefi, urrejtja për tjetrin, apetite të pakufijshme për të rrëmbyer dhe poseduar, ‘dobësia e gjithanshme’ e kamufluar me aftësi dhe profesionalizëm të gjithanshëm, një komedi të mjerë, ku qytetari është dorëzuar tërësisht satanit, dhe në vend të ndjejë dhimbjen që sjell mizerja në të cilën ndodhet, qesh në pavetëdijesi!

Reagim ky ndaj limbos në të cilën ndodhemi, për të tentuar së paku të zgjohemi nga ‘amullia kolektive ku ndodhemi si komunitet’ dhe si popull në vendin ku jetojmë.
Në limbon tonë të mizerjes, aty ku Godo tanimë i arritur, dikton regullat e lojës, mbisundon Qarku i tetë i Purgatorit të Dantes. Personazhët e këtij qarku, (më të ligët dhe më të shëmtuarit, më perfidët dhe më të papërgjigjshmit ), edhepse funksionojnë në parajsën tonë unike, ato janë të njëjtët, por për dallim nga epoka që Dante përshkruan, ato perceptohen si mirëbërës dhe si shpëtimtarë të masës që ka përqafuar Godo-në, tanimë për një kohë të gjatë! Interesant, në ‘mbretërinë e trishtimit’, ku kjo ndodh, nuk egziston guximi dhe vullneti për të bërë ndryshime.Thjeshtë, fjala është shëndruar në sekret që nuk guxon të thuhet haptas dhe publikisht. Kështu sepse këtë e dikotojnë ‘qarqet demokratike’, ku qytetari mund të thotë gjithçka, madje të flaës për patritizëm dhe për bashkime trojesh etnike sa të dojë, por nuk ka të drejtën dhe lirinë të flaës për drejtësinë dhe shtetin ligjor, i cili fatmirësisht funksionon vetëm sipas privilegjeve dhe ‘fuqisë që klanet milionngjyrëshe ushtrojnë’ në segmente të ndryshme të shoqërisë në amulli të thellë. Shoqëri institucionet e së cilës në emër të antikorrupsionit bëjnë akte korruptive, të cilat më pas pa kurfarë cipe, të njëjtat i mbrojnë për t’u pozicionuar edhe më mirë.

Shoqëri dhe Gjyqe, ku bazuar në lidhje dhe kumbari me satanin, bëhen krimet më të shëmtura që mund t’i imagjonojë logjika e prishur e gjykatësit, shoqëri ku haptas luhet loja e ‘kamuflimit të mbrojtjes ë drejtësisë’ para organeve të sistemit, ku i akuzuari, ose drejtësikërkuesi klith: “kam frikë sepse ligji është në anën time”! Shoqëri ku institucioni që artikulon drtejtësi për qytetarin, noton ‘këndshëm dhe nonshalant’ në llumin e korrupsionit të siguruar në emër të Jogurt patriotizmit, që përfundimisht u solli patundshmëri të majme dhe pozicionim në institucione që nuk i meritojnë. Dhe të gjitha këto, në emër të drejtësisë dhe aftësive që supremasia e politikës ditore posedon që nga rënia e rezhimit paraprak.

Pasazhi u fundit i pjesës së tetë të Komedisë Divine të Dantes,trajton pasojat nga mëkatet e bëra mbi njeriun e ndershëm. Ai theksin e vëndos në shkatërrimin e egzistencës së njeriut të ndershëm dhe të heshtur nga tirania që sundon fjalën e lirë dhe jetën në përgjithësi. Edhe këtu, amullia ngulfatëse, kontrollohet nga limbo-ja e ushtruar nga satani, ky krijues e shëmtirave dhe ligësive më të mëdha që njeriu e kultivoi në egone tij të dytë, ego kjo e interesve nga më të shëmtuara që njeh bota e njeriut si qenie logjike.

Shkruan: Florim V. Ajdini

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button