Policia zvicerane: S’kemi arrestuar asnjë kosovar me emrin Sabri Fejzullahu

“Sot paradite në aeroportin e Zürich këngëtari Sabri Fejzullahu është arrestuar dhe është vënë nën pranga..” ishte ky lajmi i plasuar dje në disa media kosovare.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër raporton se ka kontaktuar policinë Zürich-ut. Sipas tyre këngëtari kosovar nuk eshte arrestuar në aerportin e Zürich-ut

“Ne nuk dimë se cfare kanë shkruar mediat e juve atje, por një gjë mund t’ju konfirmojmë se dje, ditën e shtune as paradite e as pasdite nuk eshte arrestuar asnjë kosovar, asnjë person me emrin Sabri Fejzuallahu ne aeroportin e Zürich-ut..” ka deklaruar sot për “Presheva jonë” A.W. zyrtar nga policia e kantonit të Zürich-ut që përfshinë edhe aereportin (Flughafen-Zürich) e ketij qyteti.

Madje edhe vet këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptarë Sabri Fejzullahu e ka konfrimuar këtë se “nuk është arrestuar sot e madje nuk e ka pasur as problemin më të vogël me askë e leje më me policinë..”

Lajme të ngjashme

Back to top button