Curiosity kryen lëvizjen e parë

Agjencia amerikane e Hapësirës, NASA, bëri të ditur se mjeti i saj i vendosur në Mars-Curiosity, ka kryer suksesshëm lëvizjen e parë testuese mbi planetin e kuq.

NASA njoftoi se të mërkurën, Curiosity ka kryer një vozitje prej 16 minutash duke kaluar një largësi prej 4.5 metrash.

Pjesën më të madhe gjatë këtij veprimi, Curiosity thuhet se e kaloi duke bërë foto-në mesin e të cilave gjenden pamjet e para të gjurmëve të mjetit mbi sipërfaqen e planetit.
Curiosity kishte ateruar në Mars më 6 gusht për të analizuar planetin dhe gjasat për zhvillimin e jetës në të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button