Besimi: Nuk kërkova falje, u keqinterpretova

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi përmes një deklarate me shkrim ka reaguar për keqpintepretimin e bërë nga mediat maqedonase se gjoja se ka kërkuar falje për ngjarjen në Sllkupçan. 

“Nuk kam kërkuar falje për rastin e Sllupçanit dhe të njëjtën gjë do ta përsërisë sa herë që të ketë rast në të ardhmen”, qëndron në demantin me shkrim dërguar nga kabineti i ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi, ku prononcimin në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-ve Philip Reeker se i vjen keq nëse dikush e ka keqkuptuar aktin e përkuljes para ushtarëve të UÇK-së mu disa media maqedonase e interpretuan si kërkim faljeje. 

“Qëllimi im çdoherë ka qenë dhe do të jetë që t’i përfaqësoj të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të barabartë dhe të bëj gjithçka që është në kompetencat e mija për të kontribuuar në pajtimin mes të gjitha bashkësive. Pajtimi është një akt veçanërisht i rëndësishëm në Republikën e Maqedonisë, e  sidomos mes dy palëve të përfshira në konfliktin e vitit 2001. Besoj se ARM-ja mundet që në mënyrën më të mirë ta udhëheqë këtë proces të shërimit të plagëve nga e kaluara dhe të kontribuojë në ndërtimin e një Maqedonie të përbashkët”, tha Besimi pas takimit me Reeker.

Ndërkaq, zv/ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA-ve për Evropë dhe Euro Azi, Philip Reeker e përshëndeti deklaratën e ministrit Besimi.

“I përshëndes fjalët e ministrit për pajtimin, sepse një gjë e tillë nuk është asnjëherë e lehtë të bëhet. Në pajtim me përvojën time në SHBA, armata ynë në fakt paraqet një themel i cili kontribuoi në ndërtimin e shoqërisë sonë dhe në aspiratën tonë për ndërtimin e një shoqërie më të përsosur në të ardhmen. Ministria e mbrojtjes dhe forcat e armatosura ishin në rend të parë në integrimin e vendit tonë dhe krijimin e atij besimi. Pajtimi është edhe në frymën e NATO-s”, deklaroi Reeker.

Njashtu dhe Portalb transmetoi lajmin ku Besimi pronocohet para medieve duke thënë me vjen keq për ngjarjen në Sllupçan. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button