Presidenti amerikan, Trump do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump pritet të nënshkruajë marrëveshjen e cila do të mundësonte vazhdimin e pjesërishëm të punës së qeverisë, duke shtuar se do të ndërmarrë edhe masa të tjera, përfshirë edhe gjendjen e jashtëzakonshme.

Më tej theksohet se qëllimi i masave në fjalë është “për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe të ndalojë krizën humanitare në kufi”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në Twitter shkroi se presidenti Trump në këtë mënyrë përmbush premtimet e bëra për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Pritet që Senati dhe Kongresi i SHBA-së sot të votojnë ligjin i cili do t’i jepte fund ndërprerjes së punës së qeverisë federale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button