Vajza e Milosheviq: Ballkani duhet të shqetësohet nga “Shqipëria e Madhe”

Gjashtë vjet pas vdekjes së liderit famëkeq të ish-Jugosllavisë, Slobodan Milosevic, vajza e tij rrëfen të fshehtat e të atit dhe versionin e saj, se ai është vrarë nga “Rendi i ri botëror” në kohën kur ai iu kundërvu atyre.

Në intervistën e dhënë për gazetën serbe “Standard”, që e transmeton “GSH”, Marija Milosevic tregon se i gjithë Ballkani jugor duhet të shqetësohet, pasi Serbia e Madhe nuk ekziston, por ama sipas saj, është duke u bërë realitet Shqipëria e Madhe.

Gjithashtu Marija Miloshevic përmend dhe ish-kryeministrin shqiptar Fatos Nano.
“Pas marrëveshjes së Dejtonit, e cila u dha mundësinë për krijimin e shtetit të tri popujve, u mbajt Samiti i Kretës me vendet e Ballkanit Perëndimor. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano, deklaroi publikisht se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë”, rrëfen vajza e Slobodan Miloshevicit.

Duke folur rreth shpërbërjes së Jugosllavisë, vajza e Milosevicit theksoi se ende nuk ka përfunduar.

“Në rresht është edhe Vojvodina me Sanxhakun. Kjo do zgjasë. Luftën e shkaktuan ata që i besonin idesë së globalizimit. Sa herë që në horizont shfaqej paqja, këta nuk e lejonin të ndodhte. Pas Marrëveshjes së Dejtonit, e cila pranoi krijimin e shtetit të tri shteteve, u mbajt samitit i Kretës më 1997-ën. Aty Kryeministri shqiptar Fatos Nano deklaroi se Kosova është një çështje e brendshme e Jugosllavisë. Atëherë babai firmosi dhe një marrëveshje me Rugovën. Donte që ta qetësonte situatën, por nuk ndodhi ashtu. Shpërbërja e Jugosllavisë ishte thjesht një zemërim dhe në vendin tonë mbërritën terroristë të rinj. Ndaj babai tha se Samiti i Kretës shërbeu thjesht për shkak…”, theksoi ajo.

Duke folur për “Standard”, Milosevic theksoi se kur flitet për vizione, karta e Shqipërisë së Madhe duhet të shqetësojë të gjithë popujt e Ballkanit të jugut, pasi të gjithë duhet të dinë se në realitet nuk ekziston Serbi e Madhe, ama po bëhet realitet Shqipëria e Madhe”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button