Maqedonia ende digjet

Disa zjarre aktive janë regjistruar në rajonin e Tetovës, Kumanovës dhe Velesit. Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, zjarre aktive janë në rajonin e fshatrave Odër dhe rajonin e Tearcës, ku po digjet një pjesë e pyjeve, ndërsa janë aktivizuar edhe banorët lokal. 

Zjarret aktive në rajonin e Kumanovës janë akoma në rajonin e Strimës, ku siç thuhet ky zjarr është vënë nën kontroll, ndërsa një tjetër zjarr masiv ka përfshirë fshatin Skulicë të Kratovës. 

Zjarre tjera janë regjistruar në rajonin e Dibrës në fshatin Ame Balishtë, në rajonin e Velesit dhe Zelenikovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button