SHBA skeptike për “largimin e vullnetshëm të Asadit”

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur skepticizëm në lidhje me zërat se regjimi sirian është i përgatitur që të diskutojë largimin e Bashar al-Asadit.

Duke folur gjatë një vizite në Moskë, zëvendëskryeministri i Sirisë Kadri Xhamil sugjeronte se Asadi mund ta lërë pushtetin si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar.
Por, ai këmbënguli gjithashtu se dorëheqja e presidentit nuk mund të jetë një parakusht për bisedime.

Në Uashington, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA-ja nuk sheh lëvizje të reja atje.

Në anën tjetër, Rusia mbrojti qeverinë e Sirisë kunder kërcënimit të ndërhyrjes së huaj.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pas takimit me zëvendëskryeministrin sirian, Kadri Xhamil, tha se e vetmja gjë që duhet të bëjnë faktorët e huaj në Siri është krijimi i kushteve për dialog mes regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe luftëtarëve të opozitës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button