Tjetër skenë makabre në Siri

Të tjera ekzekutime masive zbulohen në Siri. Komitetet e Koordinimit Lokal raportuan për gjetjen e 40 trupave të pajetë, të vrarë me një plumb pas koke, në bodrumet e xhamisë Omar të Muadhamijas, që ndodhet në jug-perëndim të Damaskut.

Dëshmitarë dhe aktivistë folën për hyrjen e tankeve dhe autoblindave të ushtrisë mëngjesin e sotëm në lagjen që ndodhet në periferi të Damaskut duke i vënë flakën dyqaneve, banesave dhe duke qëlluar pa mëshirë civilët.  

Aktivistët raportojnë për 110 viktima në Siri, 70 prej tyre në kryeqytet.  Autoritetet siriane nuk kanë heshtur përballë deklaratës së presidentit amerikan, Barak Obama, për një ndërhyrje të mundshme ushtarake në rast se përdoren armët kimike. Zv/kryeministri sirian, Kadri Xhamil, i cili po kryeson një delegacion në Moskë, tha se deklaratat e vendeve perëndimore mbi armët kimike në Siri janë pretekst për një pushtim të mundshëm dhe kujtojnë historinë e Irakut.

Nga Moska vjen një tjetër përgjigje drejtuar presidentit amerikan.

“Vetëm sirianët mund të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre”, tha kryediplomati rus Sergei Lavrov.

Nërsa situata humanitare për Shtetet e Bashkuara që garantuan një ndihmë prej 82 milionë dollarësh është më e rënda në botë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se janë 2.5 milionë persona që kanë nevojë për ndihmë humanitare në Siri dhe 1.2 milionë që kanë lënë shtëpitë e tyre. Konflikti që nisi marsin e vitit 2011 numëron sot 21 mijë të vrarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button