USHT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka filluar sot regjistrimi në studimet deridiplomike, për vitin akademik 2011/2012, në të gjitha fakultetet dhe studimet e disperzuara të USHT-së.

Ky është afat i parë, njoftoi Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

“Afati i parë i regjistrimit zhvillohet sipas planit të Komisionit Qendror për regjistrim, administrata e fakulteteve ka bërë përgatitjet e duhura që ky proces të rrjedh në mënyrë efikase, si në Tetovë ashtu edhe në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, në Gostivar, Fakultetin e Administrimit të Biznesit, në Kumanovë, si dhe në studimet e disperzuara në Dibër, Strugë, Kërçovë dhe qytetin e Shkupit.

USHT, në vitin akademik 2012/2013 në të gjitha fakultetet dhe programet studimore do të pranojë 5170 studentë të rinj, prej tyre të rregullt me kuotë shtetërore 3445 studentë, të rregullt me vetëfinancim 1280 studentë dhe me korrespondencë 445 studentë”, tha në mes tjerash, rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Sipas rektorit tij, pritet që edhe këtë vit të arrihen parashikimet lidhur me plotësimin e vendeve të publikuara në Konkursin e këtij viti. Ndërkohë, në fakultetet dhe programet studimore në të cilat edhe pas afatit të parë të regjistrimit do të mbeten vende të paplotësuara, do të organizohet edhe afati i dytë dhe i tretë i regjistrimit, si dhe do të përcaktohet numri dhe kriteret për regjistrim në bazë të konkursit plotësues për studimet deridiplomike. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button