Meksikë, janë gjetur 50 kufoma në varre të fshehta

Një varrezë masive është gjetur në shtetin Colima në perëndim të Meksikës, njoftoi prokuroria e rajonit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Colima-s, 50 kufoma janë gjetur në varre të fshehta në një truall në qytezën Santa Rosa të rajonit Tecoman.

Siç është njoftuar, autoritetet përkatëse kanë nisur punimet për identifikimin e kufomave.

Në rajonin e njëjtë, javën e kaluar u gjetën 19 kufoma në varre të fshehta.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor të Meksikës, Colima në vitin 2017 ka qenë shteti meksikan me shkallën më të lartë të krimit, me 113 vrasje në çdo 100 mijë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button