ZGJOHU! reagon kundër ligjit të propozuar për branitellat

LQ ZGJOHU! ka reaguar në lidhje me propozim ligjin e branitellave i cili sot duhet të dorëzohet nga deputetët e VMRO në Kuvend.  

“Është pikërisht VMRO DPMNE partia që ka firmosur Marrëveshjen e Ohrit si dhe ka konfirmuar amnistinë për ish ushtarët e UÇK-së nëpërmjet të interpretimit autentik të Ligjit për Amnisti me çka ka pranuar edhe rolin formal dhe barabarësinë e UÇKsë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të luftës. Me këtë propozim ligj, VMRO DPMNE nuk duhet t’i vardiset një grupi ekstrem të votuesve e as të kërkojë “shfajësim” nga firma dhe vota pro UÇK. Asnjë përjashtim nga kjo barabarësi ,e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk duhet të paraqesin, edhe kategoritë e tjera të familjeve që kanë pësuar në vitin 2001”, thuhet mes tjerash në reagimin e ZGJOHU!

Sipas tyre, në rast se konfirmohet tendenca për diferencim dhe diskriminim institucional të pjesëmarrësve në luftën e vitit 2001, partitë politike shqiptare duhet të unifikohen në rezistencën ndaj kësaj përpjekjeje të padrejtë dhe tendencioze, por njëkohësisht kontributin e vet duhet ta japin edhe pjesët e tjera të shoqërisë që nuk duan të kthejnë atmosferën e para vitit 2001 në përditshmëri të sotme, por e duan Maqedoninë në BE dhe NATO. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button