AMAN vazhdon protestat kundër shtrenjtimeve

Pas protestave të javës së kaluar në Shkup dhe Manastir, iniciativa qytetare AMAN sot serish do të del para komisionit rregullator për energjetikë për të  protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ngrohjes qendrore dhe derivateve të naftës.

Qytetarët e udhëhequr nga “AMAN” shprehin pakënaqësinë se pse asnjë prej autoriteteve nuk ka komentuar protestat e një jave më parë, ku ato dhanë mesazhe që masovikisht të bojkotojnë faturat e energjisë dhe të ngrohjes qendrore nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Mbështeje kanë dhe nga lëvizja PYKA.

Sot në orën 18:00 qytetarët do të dalin në protestë para Komisionit Rregullator. Protesta të ngjashme do të organizohen dhe në Tetovë, Kumanovë dhe në disa qytete të tjera. 
Kërkesat e tyre mbeten të njëjta.

me kërkesat e njëjta si një javë më parë. Të hiqet pagesa prej 33 % nën grafen fuqi e angazhuar nga llogaritë e energjisë elektrike, të kthehet tarifa e lirë gjatë ditës, çmimi i energjisë dhe i ngrohjes qendrore  të kthehen në nivelin e vitit 2008, të ndërpritet privatizimi apo dekapitalizimi i tërësishëm i sektorit energjetik që është në pronësi të shtetit, të investohet në burime energjetike të qëndrueshme, si energjia diellore apo e erës, të tërhiqet urgjentisht rregullorja e re e ngrohtores, të ulen çmimet e derivateve të naftës sipas standardit të jetesës.

Linku i organizimit në Facebook.

 /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button