Shqipëri, një 56-vjeçar u vetëvra në vendin e punës
Një 56-vjeçar i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vorë, ku sipas policisë “rreth orës 08:10 në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar me detyrë roje”, transmeton OraNews.
Nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar 56-vjeçarin në vetëflijim. Ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.