Mbahet koncerti i parë Klasik në Kumanovë

Me sukses mbahet koncerti i parë Klasik në Kumanovë, nga studentët, shkollarët e mesëm të artit muzikor, nën moton: Iniciativë studentore “PROART”, koncert për promovimin e artit muzikor dhe ngritjen e nivelit kulturor në qytet, paralajmëruar kohë më parë. 

Organizatorët e këtij koncerti u ndanë mjaft të kënaqur, ku vërtetë atë që ata dëshiruan “t`a godasin”, edhe e goditën. Dëshmuan se me vullnetin që kanë, frymën e bashkëpunimit në grup dhe me ndihmën e pareshtur të dashamirëve, mund të bëhet diçka edhe në Kumanovë. Numri i të pranishmëve ishte vërtetë domethënëse, pasi që, dëshmon se këtij qyteti vërtetë i ka munguar ky lloj organizimi dhe se duar hapur i presin çdoherë, në çdo kohë. Fatlum Aliu, Ramadan Osmani dhe Orhan Shaqiri, si pjesë e organizatorëve, shprehen se për qëllim kanë që ky organizim mos të ngel me kaq, por të bëhet tradicionale, çdo vit, në mënyrë që niveli kulturor artistik në Kumanovë të pasurohet edhe më shumë dhe çdo artist i ri të ketë vendin e tij të afirmimit. 

Urojmë që të jetë një shembull pozitiv i bashkimit të fuqive, në shprehjen e vlerave, virtyteve ballë masës, një populli që përkundër shumë vështirësive, prap parësore ka vlerën mbi anti vlerën, krijimtarinë mbi pasivitetit, kuptueshmërinë mbi përçarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button