Reeker: S’ka alternativë tjetër përpos BE dhe NATO

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe zhbllokimi i procesit euro integrues, ishin temat kyçe të takimit që sot kanë realizuar në Ohër kreu i shtetit Gjorge Ivanov me zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Philip Reeker, i cili për herë të dytë këtë vit po qëndron në Maqedoni.

“Reeker dhe Ivanov janë pajtuar se nuk ekziston alternativë tjetër as për Maqedoninë e as për rajonin përveç integrimit në Bashkimin Evropian dhe në aleancën e NATO-s” thuhet mes tjerash në komunikatën e kabinetit të presidentit.

Kreu i Maqedonisë, Ivanov ka njoftuar Reeker edhe me rolin që ka Maqedonia në bashkëpunimin me rajonin dhe iniciativat në të.
Reeker me ftesë të presidentit Gjorge Ivanov, nga dita e sotme deri më 25 gusht do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.
Ai pati fjalim në hapjen e Konferencës të Shkollës për liderë të rinj të presidentit Ivanov, që po mbahet në Ohër.

Vizitën do ta shfrytëzojë për takime edhe me përfaqësues të Qeverisë, biznesmenë dhe liderë të bashkësive. Të martën Riker, pritet të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmetin dhe atë të PDSH-së Menduh Thaçin.
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Reeker do të vizitojë edhe vende të tjera në rajon./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button