Rusia i ka kërkuar Izraelit të ndalë sulmet ndaj Sirisë
Izraeli duhet të ndalë sulmet në territorin sirian, theksoi sot zëvendësministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke komentuar sulmet e fundit të Izraelit në këtë vend, ai tha se: “Çdo sulm destabilizon situatën në Siri”.
“Sa i përket sulmeve të fundit izraelite, ne deklaruam se sulme të tilla arbitrare në territorin sovran sirian duhet të ndalohen dhe të përjashtohen”, tha Gatilov, duke biseduar me gazetarët me rastin e Ditës së Diplomatit në Rusi në Moskë.
Në muajt e fundit, ushtria izraelite ka zhvilluar një fushatë të gjerë përgjatë kufirit libanez me synim të dukshëm të zbulimit të tuneleve që besohet të jenë gërmuar nga grupi i Hezbollahut të Libanit.
Sulmet e fundit izraelite ndaj Sirisë ndodhën në fund të janarit.