Fetai: Kërkoj aktvendim dënues për të akuzuarit e “Titanik 2”

Sot në mëngjes në Gjykatën Penale të Shkupit, prokurorja Fatime Fetai i tha fjalët përfundimtare në rastin “Titanik 2”. Ajo tha se sipas dëshmive është dëshmuar se të akuzuarit e kanë bërë veprën penale për të cilën akuzohen, transmeton Portalb.mk.

Fetai tha se Sasho Mijallkov me ndikim të menduar, ndërsa Menduh Thaçi me nxitje të menduar ndaj Bedredin Ibrahimit, e kanë shkelur Kodin Penal të ashtuquajtur vullnetin e votuesve për pjesëmarrje kundërligjore të kandidatit të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet lokale në Strumicë në vendvotimin 1727.

“Anëtarët e KSHZ-së janë kujdesur për qëllime partiake me shkeljen e Kodit Penal”, tha Fetai në fjalët përfundimtare.

Prokurorja tha se Sasho Mijallkov si drejtor i atëhershëm i DSK-së dhe anëtari i komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, e ka shfrytëzuar ndikimin e vetë real dhe i ka mundësuar kandidatit të VMRO-DPMNE-së, Vasil Pishev, i cili i pat humbur zgjedhjet, të vazhdojë të merr pjesë në zgjedhje, ndërsa kryetarit të atëhershëm të Strumicës, Zoran Zaevit i është shkurtuar e drejta e fitores në rrethin e parë.

Fetai e citoi edhe bombën në të cilën Menduh Thaçi i tha Bedredin Ibrahimit: “Do të votosh të anulohet, më pas do të merremi vesh për Çair”.

“Qëndrimi juridik i Gjykatës Administrative ka qenë në linjë të njëjtë me qëndrimin juridik të partisë në pushtet”, tha Fetai duke akuzuar ata.

Prokurorja në fund kërkoi aktvendim dënues për të gjithë të akuzuarit e rastit bazuar në dëshmitë e procedurës.

Ekspertiza e gjykatës ka treguar se është bërë dëm prej gjithsej 26.011 denarë për organizimin dhe zbatimin e rrethit të dytë në vendvotimin në Strumicë.

Ndryshe, në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button