Zjarr afër plazhit të Vlorës, pushuesit në panik

Një zjarr që përfshiu një zonë me ullishte në Radhimë, ka shkaktuar panik te pushuesit e shumtë gjatë kësaj vije të bregdetit. Flakët kanë avancuar në mënyrë të shpejtë, duke bërë që shumë rrënjë ullinj të shkrumboheshin.

Banorët e zonës kanë ndërhyrë vetë për shuarjen e flakëve, ndërsa në vend mbërritën edhe zjarrfikëset. Ngjarja shkaktoi frikë te pushuesit, për shkak se flakët nisën të afroheshin deri te çadrat e tyre. Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht nga vetë banorët.

Janë dashur disa orë luftë me flakët deri në shuarjen e tyre. Ndërkohë që gjatë muajve të verës, në qarkun e Vlorës ka pasur disa vatra të tilla, të cilat gjithashtu dyshohet të kenë qenë të qëllimshme. Por deri më tani, nuk ka asnjë të arrestuar për autorësinë e zjarrvënies./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button