Izet Mexhiti uron festën e Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Çairit të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ua uroj këtë festë madhështore duke dëshiruar që kjo ditë të jetë ditë feste për të gjithë besimtarët musliman. Festa e Fitër Bjramit, le të jetë ditë e pendimit, dashurisë, mirëkuptimit dhe tolerancës ndërnjerëzore.

“I lutemi Allahut, që të na i pranojë ibadetet dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë dhe të na ndihmoj që edhe pas këtij muaji të shenjtë të jetojmë me parimet islame.

Le të jetë festa e Fitër Bajramit, moment i vetëdijësimit dhe pendimit tonë, kur ne do të dimë ta respektojmë njëri tjetrin, vëllau vëllaun, fqiu fqiun dhe njeriu njeriun, thuhet në urmin e kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhiti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button