Berisha sulmon Admedinejad: Hitler që kërcënon paqen

Në mes të një konflikti të fortë verbal mes Izraelit dhe Iranit dhe mundësive për sulme mes tyre, ka ndërhyrë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cli ka dënuar deklaratën e fundit të presidentit iranian Mahmud Ahmadinejad kundër ekzistencës së Izraelit. 

Në deklaratën e ashpër të tij, kryeministri Berisha thekson se, Ahmedinejad përbën një kërcënim real për paqen në Lindjen e Mesme dhe e cilëson atë një pasardhës të Hitlerit, për mënyrën si i përçmon hebrenjtë. 

“Me deklaraten e tij të fundit, se nuk do ketë vend në Lindjen e Mesme për Izraelin, presidenti i Iranit, Ahmedinajad dëshmon në mënyrë të përsëritur se ai ndan me Hitlerin dhe lejtenantët e tij qëndrime dhe ideologji identike për hebrenjtë dhe kombin e tyre” thotë Berisha.

Sipas tij, me këto qëndrime, Ahmedinejad dëshmon se ai dhe ideologjia e tij janë një kërcënim real, madhor dhe në rritje për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme e mbarë botën. 

“Deklaratat naziste e paranojake të Ahmedinejad janë një thirrje e vërtetë për ndalimin me çdo kusht dhe mjet të programit nuklear të Iranit, si një ndër rreziqet më madhore të paqes botërore sot”, thotë më tej kryeminsitri shqiptar. 

“Regjimi sionist është një kancer. Shumë shpejt vendet e rajonit do t’i japin fund pranisë së pushtuesve sionistë në tokën e Palestinës. Perëndimorët thonë se duan një Lindje të Mesme të re, por në rajonin tonë nuk do të ketë më gjurmë të sionistëve”, deklaroi një ditë më parë Ahmadinejad, i cili e mbylli fjalimin me klithmën: “Vdekje Izraelit dhe vdekje Amerikës”. /T.CH

Lajme të ngjashme

Back to top button