Kreu politik shqiptar uron festën e Fitër Bajramit

Liderët shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti nga BDI, Menduh Thaçi nga PDSH, Rufi Osmani nga RDK, dhe Kastriot Haxhirexha nga DR, kanë dërguar sot urimet për festën e Bajramit.

“Pas një muaji të përkushtimit të devotshëm të familjeve tona dhe shërbimit ndaj Perënduoisë në muajin e agjërimit, të gjithë ne tek Bashkimit Demokratik për Integrim, të prirë nga unë si Kryetar, kemi nderin të urojmë të gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e madhe të Fitër Bajramit. Uroj që komuniteti mysliman ta kalojë këtë festë të madhe në paqë dhe gëzim familjar sepse Fitër Bajrami është një rast për të festuar dhe për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe të kombit”, thuhet në urimin e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) ka dërguar urim deri te besimtarët islam për festën e Bajramit. “Fitër Bajrami kurorëzon vetëpërmbajtjen, sakrificën dhe devotshmërinë e treguar gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Le të jetë kjo festë e madhe një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e dashurisë, harmonisë, vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellë, duke shtrirë dorën e mirësisë ndaj familjeve skamnore. Në këtë festë të madhe të myslimanëve, duke shprehur përkushtimin ndaj krijuesit të gjithësisë, të shkëmbejmë mesazheve të mira mes nesh”, thuhet në urimin e kryetarit të RDK-së Rufi Osmani. 

Demokracia e Re ka uruar që kjo festë të kalojë në frymë gëzimi, hareje e solidariteti.
“Le të jetë kjo festë edhe një rast për të shpalosur ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona”, theksohet në telegramin e Demokracisë se Re.
“Lumturia jonë varet nga zakonet e mendjes që ne kultivojmë. Kjo festë shpresoj që të ngelet zakon dhe bindje në mendjen e çdonjërit. Festat e këtilla janë çelësi i plotësisë dhe pastrimit shpirtëror. Andaj në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, uroj gjithë shqiptarët që ky Fitër Bajram të shërbejë si pikënisje për lumturi, shëndet, mirëqenie sociale dhe ekonomike për ju dhe familjet tuaja” – thuhet në telegram urimin e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

Besimtarët i kanë uruar edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi.

“Më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjesë së Ohrit – Qeveria e Republikës së Maqedonisë të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit. Dëshiroj që kjo festë të na bashkojë më shumë duke mënjanuar ndarjet e duke kultivuar unitetin në rrugën drejt aspiratave tona” – thuhet në telegramin e Xhaferit.

Ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e fitër Bajramit.

“Urojmë të gjithë besimtarët e konfesionit Islam me përgëzimet më të sinqerta për Fitër Bajramin, duke dëshiruar që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe harmonisë vëllazërore, thuhet në urimin e Ministrit Nevzat Bejta. Ministri i vetëqeverisjes lokale Nevzat Bejta, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e fitër Bajramit.

“Urojmë të gjithë besimtarët e konfesionit Islam me përgëzimet më të sinqerta për Fitër Bajramin, duke dëshiruar që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe harmonisë vëllazërore, thuhet në urimin e Ministrit Nevzat Bejta.

VMRO-DPMNE ua ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve të fesë islame pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.

“Festat e tilla janë një çast kur përforcohet toleranca dhe raportet njerëzore, ndërkulturore dhe ndërfetare mes njerëzve. VMRO-DPMNE u uron besimtarëve të fesë islame që ditët festive t’i kalojnë në gëzim, paqe dhe harmoni në gjirin familjar, mes miqsh e fqinj”, thuhet në telegramin e liderit Nikolla Gruevski.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ua uroi besimtarëve muslimanë në Maqedoni festën e Fitër Bajramit.

“Më lejoni që personalisht të gjithë besimtarëve muslimanë në Maqedoni tua dërgoj urimet e sinqerta me rastin e festës së madhe fetare Ramazan Bajramit, me dëshirë për shëndetë të mirë, mirëqenie dhe paqe në shpirt. Dua të shpreh kënaqësinë time se kemi arritur të mbetemi të bashkuar në përpjekjet e përbashkëta për një jetë dhe bashkëpunim multikultural dhe multi-konfesional” shkruhet në urimin e Cërvenkovskit.

Uroi dhe rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.

“Më lejoni që në emër të studentëve, stafit akademik dhe të gjithë punonjësve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, t’ua uroj Festën e Fitër Bajramit! Besoj se kjo ditë e shënuar do të na  motivojë për forcimin e besimit tonë, mendjeve dhe zemrave tona drejt qëllimeve të larta humane” – thekson rektori i USHT-së, Ameti në telegramin e tij./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button