Parakalim ushtarak, sot ARM feston 20 vite

Armata e Republikës së Maqedonisë sot kremton jubileun e vet – 20 vite nga ekzistimi. Solemniteti qendror me rastin e Ditës së ARM-së “18 gushti” do të mbahet në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Në paradë do të marrin pjesë eshalone nga të gjitha njësitet e ARM-së, mjete luftarake, teknikë dhe mjetet lundrimit ajror, të cilët janë në përbërjen formative të ARM-së, si dhe eshalone nga Forcat e armatosura të SHBA-së.Është paralajmëruar prania e presidentit dhe komandantit suprem Gjorge Ivanov, kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski, kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Besimi, shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majorit Goranço Koteski, ministrave, deputetëve, ish-ministrave të mbrojtjes dhe shefave të SHM-së dhe ARM-së, gjeneralë aktivë dhe të pensionuar të ARM-së, ambasadorë dhe atashe ushtarakë.

Solemniteti do të jetë me karakter të hapur, për shkak të së cilës hyrja në kazermën “Ilinden” do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë ta përcjellin paradaën dhe ta festojnë jubileun dhe Ditën e Armatës, së bashku me pjesëtarët e ARM-së.Rruga zhvillimore, trajnimi dhe edukimi i pjesëtarëve të ARM-së, ka filluar në mënyrë të përforcuar me armën dhe pajisjen e Mbrojtjes territoriale pasi që në mars të vitit 1992 ish-Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ) nga zona e atëhershme e tretë e armatës gjatë tërheqjes nga shtetit mori “gjithçka”, gjithë armët dhe municionin.

Më 23 dhjetor të vitit 1993 Kuvendi e verifikoi vendimin për anëtarësim të plotëfuqishëm në NATO, si qëllim strategjik. Në nëntor të vitit 1995 Maqedonia u bë anëtarja e 27-të e iniciativës “Partneritet për paqe”, ndërsa në mars të vitit të ardhshëm u pranua edhe në Këshillin atlantik të veriut për bashkëpunim. 

ARM-ja në vitin 2002 e filloi procesin reformues, që duhet të rezultojë me ftesën e merituar për anëtarësim në NATO, e cila anulohet për shkak të bllokadave nga Greqia. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button