Edhe Cvetkov mohon të ketë qenë kodosh!

Këshilltari në Këshillin e Kumanovës, Branko Cvetkov, 73 vjeç , sot ka hedhur poshtë pohimet të ketë qenë  bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete, pasi që ditë më parë, Komisioni për verifikim e fakteve e publikoi dosjen e tij me pseudonimin “ Studenti i Velesit “.
    
Cvetkov, sot para gazetarëve, tha se fare se ka ditur se posedon dosje policore duke mohuar të ketë pasur bashkëpunim. Si student i pylltarisë gjatë vitit 1964 ka qëndruar te një mik i tij në Hanover të Gjermanisë. Kur është kthyer nga Gjermania ka qenë i ftuar në bisedë informative në polici. Për të treguar se ku ka qenë dhe çfarë ka bërë .
    
“Në deklaratën time kam treguar për udhëtimin tim turistik, cilat vende i kam vizituar, ku kam qëndruar dhe çfarë kam bërë. Gjatë bisedës as që kam përmendur ndonjë persona e as që kam spiunuar ndokënd. Pas kësaj bisede informative, kurrë më skam qenë i ftuar në ndonjë bisedë tjetër informative, e as që kam pasur kontakte me shërbimet UDBA-s së atëhershme. Për këtë flet edhe dosja ime , në të cilën shihet qartë se nuk ka kurrfarë kontiuniteti  të bashkëpunimit. Pas kësaj periudhe tri vjet me familje kam qëndruar me familje në Gjermani, nëse kam qenë bashkëpunëtor, atëherë ku janë raportet e  asaj periudhe “ tha në konferencën e sotme për gazetarë Branlko Cvetkov.

Edhe Cvetkov pretendon  drejtësinë  ta dëshmojë në Gjyq. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button