RDK: Ministri Besimi bëri akt të guximshëm

Partia e Rufi Osmanit, Rilindja Demokratike Kombëtare ka dalë në mbrojte të ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi duke e cilësuar se në Sllupçan ai ka vepruar guximshëm dhe frymën e ndërtimit të urave të tolerancës ndëretnike për të mbyllur plagët e 2001-shit.

“Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi bëri një veprim të guximshëm  të cilin duhet përshëndetur, veprim ky që u interpretua vetëm  si një qasje individuale e tij, por që u mohua nga qeveria në të cilën ai është ministër. Derisa këtë veprim të guximshëm dhe  paqësor  të tij e përshëndetën madje edhe amerikanët, partia e tij BDI vazhdon të mbajë akoma një pozicion tejet inferior ndërsa partneri i koalicionit VMRO dhe opozita maqedonase e LSDM e mohuan duke manifestuar edhe njëherë  fytyrën e vërtetë politike në raport me konfliktin dhe viktimat shqiptare të vtit 2001” shkruhet në kumtesën e RDK.

Për këtë parti është tejet i papranueshëm  distancimi  që udhëheqësia maqedonase e vendit i bën  veprimit të ministrit Besimi .

“Është mëse absurde që komandantet e dy ushtrive (Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruveski, minister i financave )  të cilët në vitin 2001 luftonin kundër njëri tjetrit sot të jenë partner  në qeverisje me vendin, ndërsa po këto partner të kenë qëndrime diametralisht të kundërta për viktimat shqiptare të cilët dhanë jetën e tyre nën komandën e ish udhëheqësve të UCK-së” shkruhet në reagimin e RDK.

RDK kërkon nga BDI që ndaj kësaj çështje të pozicionohet në nivel të përgjegjësisë politike dhe historike dhe të mos lejon që faktori politik maqedonas të bëj vrasjen e serishme të dëshmoreve të kryengritjes shqiptare të vitit 2001.

Në prag të vizitës së zv/ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve, RDK shpreson se z.Riker në takimin me presidentin Ivanov do ta kthjellon problemin në fjalë dhe se ashtu siç ka vepruar edhe deri më tani, SHBA do të japë kontribut të pamohueshëm për tejkalimin e mosmarreveshjeve  të kaluara që minojn të tashmen dhe të ardhemen e Maqedonise dhe të rajonit në pergjithesi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button