Basha: Qeveri kalimtare, ose populli do ta fshijë këtë parlament

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, kërkoi të enjten qeveri kalimtare që të përgatisë një proces zgjedhor, në të kundërt ai paralajmëroi se populli do ta fshijë parlamentin me forcën e tij.

“Detyra jonë këtu është t’i japim zgjidhje me koston më të ulët vendit dhe zgjidhja mund të kalojë vetëm përmes dhënies fund të shfaqjes së kukullave, se këto janë të gjitha kukulla. T’i japim fund kësaj dhe një qeveri kalimtare të përgatisë një proces zgjedhor për një parlament të vërtetë, jo parlament kukull të krimit. O do bëhet kjo, përmes një zgjidhje politike siç po jua propozon opozita, ose rrugë tjetër përveçse për ta fshirë këtë parlament me forcën e sovranit nuk ka. Thirrini mendjes, tik-tak, po afron ora”, tha Basha, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button