Luan Starova me dy romane të reja

Në fillim të shtatorit do të paraqiten romanet “Kalaja nga hiri” dhe “Ervehe” si pjesë të projektit Vepra të zgjedhura të akademikut Luan Starova, në 12 vëllime, që e organizon Shoqata për art dhe kulturë të jetesës “Dialog” nga Shkupi. Në këtë zgjedhje më voluminoze nga produksioni i romaneve të një autori në Maqedoni, raporton MIA, prezantohet saga letrare ballkanike e shkrimtarit Luan Starova me rastin e 50-vjetorit të veprimtarisë së tij letrare dhe 70-vjetorit të tij.

Me këtë projekt shënohet edhe 20-vjetori i fillimit të krijimit të sagës ballkanike me botimin e romanit “Librat e babait” në vitin 1992. Në skenën e letërsisë, Luan Starova u paraqit në fillim të viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar dhe opusin e vet letrar e krijoi në gjuhën shqipe, maqedonase dhe franceze.

“Krahas “Librave të babait”, në këtë zgjedhje bëjnë pjesë edhe romanet e njohura “Koha e dhive”, “Çelësi ballkanik”, “Muzeu atesit”, “Rruga e ngjalave”, “Kalaja nga hiri”, “Ervehe”, “Dashuria e gjeneralit” dhe realizime të tjera të Luan Starovës të cilat me sukses të madh botohen në disa gjuhë në Evropë dhe botë.

Redaktor i projektit është Vele Smilevski, ndërsa secili libër është i pajsiur me parathënie dhe pasthënie nga kritikë dhe eseistë të njohur nga Maqedonia dhe bota, mes të cilëve Edgar Moren, Georgi Stardeloov, Mateja Matevski, Moris Druon, Gane Todorovski, RIsto Llazarov, Leon Somvill, Elizabeta Sheleva dhe të tjerë. Projekti realizohet me mbështetjen e Minsitrisë së Kulturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button