Mjekët që do lexojnë libra të sponsoruar nga Qeveria, do të shpërblehen

Pesëmbëdhjetë mijë denarë dhe trajnim njëmujor në spitalet Universitare do të fitojë secili mjek, specialist ose specializant i cili do të japë një provim të bazuar në librat profesionalë përkthimin e të cilëve e ka financuar Qeveria. Shpërblimin e siguron Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ata të cilët do ta japin provimin do të kenë mundësi të zgjedhin se në cilin spital duan të trajnohen, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Fakulteti i Mjekësisë në Shkup, në kuadër të këtyre librave, do të organizojë provim të veçantë në të cilin do të mund të paraqiten studentë, mjekë dhe specialistë. Testet do t’i përgatisë Fakulteti i Mjekësisë dhe të njëjtëve ata do t’u nënshtrohen në mënyrë elektronike. Deri më 15 tetor do të shpallen 1.000 pyetje nga përmbajtjet e këtyre librave, ndërsa provimi do të mbahet pas 15 dhjetorit dhe numri i kandidatëve është i pakufizuar. 
Shpërblimin, thonë nga Ministria e shëndetësisë, do ta marrin të gjithë ata të cilët do ta japin provimin me sukses. 

“Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e njohurive të mjekëve dhe t’i shtyejmë ata që të përparojnë në aftësitë e tyre, si dhe të fitojnë eksperiencë në spitalet Universitare. Ky projekt është në shpenzim të Ministrisë së shëndetësisë”, deklaroi Todorov./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button