Politika e Trumpit ndaj Venezuelës nën kritika të ashpra të Kongresit

Anëtarët e Kongresit të SHBA-ve kritikojnë vendimin e presidentit Donald Trump për njohjen e udhëheqësit të opozitës së Venezuelës si president i përkohshëm i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Javën e kaluar, vendimi i Trumpit përkeqësoi linjat e SHBA-ve me qeverinë e zgjedhur venezuelase të presidentit Nicolas Maduro, i cili ndërhyrjen amerikane në çështjet e brendshme të vendit të tij e quan përpjekje për “grusht shtet”.

“Ne duhet t’i mësojmë mësimet e të kaluarës dhe të mos jemi pjesë e biznesit të ndryshimit të regjimit apo të mos mbështesim grusht shtetet. SHBA ka një histori të gjatë të ndërhyrjes së papërshtatshme në vendet e Amerikës Latine. Ne duhet të mos shkojmë poshtë në atë rrugë përsëri”, tha Bernie Sanders, senator i shtetit Vermont, një ish optimist presidencial në radhët e demokratëve.

Tre anëtarë të tjerë demokratë të Kongresit, Ro Khanna i Kalifornisë, Ilhan Omar e Minesotës dhe Tulsi Gabbard e Havait, po ashtu kanë dënuar politikën e SHBA-ve ndaj Venezuelës.

“Një grusht shtet i mbështetur nga SHBA-të në Venezuelë nuk është zgjidhje për çështjet e tmerrshme me të cilat ata përballen”, shkroi në llogarinë e saj në Twitter Omar, një nga gratë e para muslimane të zgjedhura në Kongresin e SHBA-ve.

Omar theksoi se në vend të ndjekjes së politikave që mund të nxisin dhunën dhe paqëndrueshmërinë, SHBA-të duhet të bëjnë përpjekje për të lehtësuar një dialog paqësor në Venezuelë.

“SHBA-të nuk duhet të mbështesin udhëheqësin e opozitës në Venezuelë gjatë një konflikti të brendshëm dhe të polarizuar”, shkroi Khanna në llogarinë e tij në Twitter.

Gabbard, e cila po kandidon për president në vitin 2020, po ashtu reagoi nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, duke theksuar se “SHBA-të duhet të qëndrojnë jashtë Venezuelës”.

“Lëreni popullin venezuelas të përcaktojë të ardhmen e tij. Ne nuk duam që vendet e tjera të zgjedhin udhëheqësit tanë, kështu që duhet të ndalojmë përpjekjet për të zgjidhur çështjet e tyre”, shkroi Gabbard.

Social-demokratët e SHBA-ve, anëtarët e të cilëve përfshijnë edhe Kongresiten e shtetit të Michigan-it, Rashida Tlaib dhe atë të New York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez, vendimin e Trumpit po ashtu e quajtën për të legjitimuar “grusht shtetin e mbështetur nga SHBA-të” për Guaido-n.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari kur presidenti Maduro u betua për një mandat të dytë pas një bojkoti votash nga opozita.

Të mërkurën, Juan Guaido, udhëheqësi i Asamblesë Kombëtare dhe kreu i opozitës venezuelase, u vetëshpall president i vendit, veprim i cili u mbështet menjëherë nga Trump.

Maduro shpejt reagoi, duke ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Washingtonin dhe duke u dhënë diplomatëve amerikanë 72 orë për t’u larguar nga vendi.

Maduro është përplasur në mënyrë të përsëritur me SHBA-të, duke theksuar se Washingtoni po bën një luftë ekonomike kundër tij dhe qeverisë së tij mes një fushate të gjerë sanksionesh.

Brazili dhe Organizata e Shteteve Amerikane e njohën Guaido-n si udhëheqës të Venezuelës para njoftimit të tij zyrtar. Argjentina, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuadori, Guatemala, Panamaja dhe Paraguai ndoqën këtë shembull ndërsa Bolivia dhe Meksika vazhdojnë të njohin Maduro-n.

Disa vende të Amerikës Jugore, si dhe Rusia ,Turqia, Kina dhe Irani, po ashtu kanë shprehur solidaritet me Maduro-n.

Vendet e rëndësishme evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, morën një qëndrim të ngjashëm kundër presidentit të zgjedhur të Venezuelës dhe i kërkuan atij të shpallë zgjedhje të reja brenda 8 ditëve të ardhshme për të lehtësuar krizën aktuale politike në këtë vend amerikano-jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button